Transmetuar më 17-09-2016, 10:24

Tepelenë, 17 shtator 2016, NOA.al- Pesë muaj pas arrestimit të bashkëshortit për vjedhjen e një tregtari me dhunë në Krahës të Tepelenës, arrestohet dhe gruaja e tij.

Marseda Hasanaj, 26 vjeçe, banuese në Fratar të Mallakastrës u arrestua ditën e djeshme, pasi Prokuroria e Gjirokastrës më 18 korrik ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Noa.al mëson se 26- vjeçarja është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e 32- vjeçarit Ermend Hasanai, i arrestuar më herët.

Krahas çiftit të bashkëshortëve në muajin prill u arrestuan dhe Kelmend Skënderaj, 22 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër dhe Ermal Aliaj, 24 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër, ndërsa u shpall në kërkim dhe 26- vjeçari nga Vlora, me iniciale J.J.

Të dyshuarit akuzohen se në vendin e quajtur “Mogila”, në aksin nacional Krahës – Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare tregtarit M.L., banues në Fier.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë./a.y/noa.al

Foto arkiv

Ngjarja në Memaliaj, 4 djem keqtrajtuan tregtarin dhe i morën paratë