Transmetuar më 07-09-2016, 18:02

Platforma muzikore “Electronic Beat Albania” sjell ditën e Premte dt. 9 shtator në sheshin “Nënë Tereza” artistët më të njohur botërorë si Bebe Rexha, Fatboy Slim dhe Honne. Artistët do të performojnë për publikun shqiptar gjatë gjithë mbrëmjes, deri në orët e para të mëngjesit.

Ky koncert është bërë i mundur nga Telekom Albania, e cila është pjesë e gjigantit Deutsche Telekom. Artistët që do të performojnë vijnë me një repertor të pasur dhe tepër të njohur nga të rinjtë në të gjithë botën dhe në Shqipëri.

Telekom Albania, do të vërë në dispozicion për publikun Wi-Fi falas, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të postojnë fotot apo videot në media sociale apo të ftojnë miqtë e tyre në koncert, pasi hyrja do të jetë e lirë. Ndërkohë, për të gjithë abonentët e Telekom Albania të pranishëm në koncert do të ketë një ofertë speciale.

Electronic Beats u prezantua për herë të parë për publikun shqiptar nëntorin e vitit të kaluar përmes Telekom Albania me një formati krejt të ri, atë të Electronic Beats Night Club. Që atëherë, performancat live të disa prej DJ-ve më të njohur në botë kanë argëtuar rininë shqiptare me koncertet e tyre në qytete dhe pika turistike si Tirana, Saranda dhe së fundmi në plazhin e Llamanit.

Me Electronic Beats, platformën e saj muzikore ndërkombëtare, Deutsche Telekom po sjell një koncept dhe tendencë të re muzikore në Shqipëri, duke krijuar për të rinjtë momente të paharrueshme që ata mund t’i ndajnë me njëri-tjetrin.