Transmetuar më 04-09-2016, 10:43

Vatikan, 4 shtator 2016, NOA.al- Papa Françesku shpalli shenjtore, Nënë Terezën, duke e deklaruar "Shën Tereza e Kalkutës". Gjatë ceremonisë solemne të nisur rreth orës 10.30 të paradites së sotme në Vatikan, kreu i selisë së shenjtë e nisi fjalën me leximin e jetëshkrimit të saj, për të vijuar më pas formulën e shenjtërrimit.

“E shpallim Terezën e Kalkutës Shenjtore, duke e shkruar në librin e Shenjtorëve të Selisë së Shenjtë”, deklaroi Papa. Ai ftoi të pranishmit të luten të gjithë bashkë, për të vijuar më tej me meshën e posaçme.

Nënë Tereza bëhet shenjtore, me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së saj dhe nga sot çdo 4 shtator do të njihet si dita e festës së Shën Terezës. Në ceremoninë që po mbahet në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit, marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe delegacione nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët po i bëjnë homazh “murgeshës së të varfërve”, mes tyre Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Janë mbi 100 mijë besimtarë që marrin pjesë në ceremoninë e selisë së shenjtë. Konfirmimi i dy mrekullive pas vdekjes së Nënë Terezës, bëri që asaj t’i jepet titulli shenjtore. Rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë janë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe. Ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë po transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Shqipëria dhe Kosova.

Pas shenjtërimit të Nënë Terezës, 1500 të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë kryesisht nga fjetoret e shtëpive të motrave të Nënë Terezës në Itali, do të drekojnë me papa Françeskun, ku menuja do ketë si bazë picën napolitane.

Jetëshkrimi i Nënë Terezës

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkut, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e lume nga Papa Shën Gjon Pali II.

Nënë Tereza ose Shën Tereza (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910- 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptare-indiane. Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi ka jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku ajo ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, e cila në vitin 2012 përbëhej nga më shumë se 4500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet të përmbahet betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për t’i dhënë "shërbimin falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".

Nënë Tereza është marrëse e nderimeve të shumta, duke përfshirë 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u bekua si “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit.

Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise Israelite dhe guerilëve palestinez. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thene, “ Pavarësisht kush thotë cfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republiken Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Çernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, bamirësia e misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm pesë gjuhë: Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindisht.

“Murgesha e të varfërve”, Nënë Tereza sot bëhet shenjtore

Njihuni me shprehjet Nënë Terezës që kanë frymëzuar botën

Shenjtërimi i Nënë Terezës mbledh në një koncert në Vatikan yjet shqiptarë |FOTO

Njihuni me dy mrekullitë që shenjtërojnë Nënë Terezën

Papa Françesku: Nënë Tereza na bën të ndjehemi krenar

CNN dedikim për shqiptaren: Të rritesh me këshillat e Nënë Terezës/FOTO