Transmetuar më 01-09-2016, 10:41

Tiranë, 1 shtator 2016, NOA.al- Bashkia e Tiranës, ka publikuar axhendën e aktiviteteve në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, i cili do të ndodhë më 4 shtator.

Në 2 shtator, ora 10:00, do të bëhet një vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezësme titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”

Në 4 shtator, ora 09:15 do të bëhet përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza” dhe në orën 09:30 do të mbahet koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit)

Në orën 10:00 të po asaj dite do të bëhet lidhje direkte me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut.

Në 6 shtator, ora 11:00 do të mbahet pritja në zyrën e kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të qytetit me portretin e Nënë Terezës.

Në datën 7 shtator, ora 19:00 do të jepet shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja”.