Transmetuar më 27-08-2016, 11:24

Nëse zakonisht xhamitë drejtohen nga imamë meshkuj, nuk ndodh kështu në Danimarkë. Ditën e djeshme, e premte, në Kopenhagen është hapur një xhami, e cila drejtohet nga dy imame femra.

Bëhet fjalë për imamet Sherin Khankan e cila këndoi këngë fetare në ceremoni dhe Saliha Marie Fetteh, e cila mbajti predikim për gratë dhe imamin.

Dy drejtueset e xhamisë thanë se roli i tyre është të luftojnë islamofobinë dhe të predikojnë islamin e pastër./a.y/noa.al