Transmetuar më 24-08-2016, 10:15
Nëse në xhamitë e tjera namazi mbahet duke ndjekur fjalën e imamit, nuk ndodh kështu në xhaminë e fshatit Bibaj të Ferizajt në Kosovë.

Kjo pasi krahas fjalës që mban imami, në këtë xhami mbajnë fjalime edhe ekspertë të fushave të ndryshme, lidhur me problematika të veçanta, si mjekë, zyrtarë policorë etj.

Banorët që falin namazin janë njohur edhe me problematike si sëmundhjet e zemrës, tuberkolozi, apo tematika të tjera mjekësore dhe shkencore, duke dëgjuar ekspertë të fushave, të cilët u shtojnë njohuritë besimtarëve.

Zëvendësdrejtori i Policisë rajonale të Ferizajt, ishte njëri nga ligjëruesit i cili së fundmi foli lidhur me pasojat e aksidenteve rrugore.