Transmetuar më 19-07-2016, 08:21

Një krim i rëndë ndodhi dje në fshatin Barbullush të Shkodrës, pasi një 35-vjeçare vrau me sëpatë bashkëshortin e saj gjatë kohës që ishte në gjumë. Ajo u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit të rëndë. E pyetur nga hetuesit, Mirela Buzalli ka treguar se kohët e fundit kishte mosmarrëveshje të shumta me bashkëshortin e saj Shkëlzen Buzalli, 45 vjeç. Kjo ka bërë që ajo të humbiste durimin, edhe pse është penduar për veprimin që bëri, siç deklaron edhe vet ajo në polici, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

“Pasi e vrava, e mbulova trupin e bashkëshortit me çarçaf. Më pas mora tre fëmijët e mi dhe u tregova se u kisha vrarë babanë. Kyça derën e shtëpisë me çelës, ndërsa djalit të madh dhe vajzës time 14 vjeç u thashë të shkonin tek të afërmit tanë që kemi në fshat. Djalin e vogël 5-vjeçar e mora me vete për t’u vetëdorëzuar. Jam penduar për krimin që kam kryer, edhe pse ai më ka dhunuar shpeshherë kohët e fundit. Në atë moment më iku mendja dhe nuk kam qenë aspak e vetëdijshme se çfarë po bëja. Kemi pasur mosmarrëveshje të cilat i kaluan kufijtë e një marrëdhënie ne çift”, është shprehur 35-vjeçarja në polici.

Ajo ka pohuar se i shoqi e rrihte në sy të fëmijëve, ndërsa ka deklaruar se bëhej xheloze për të, duke u bërë të gjitha ngarkesat bashkë.

VIDEO/ Krim në familje në Vaun e Dejës, vret në gjumë burrin me sëpatë