Transmetuar më 18-07-2016, 07:45

Shkodër, 18 korrik 2016, NOA.al- Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku gruaja i ka marrë jetën të shoqit duke e qëlluar për vdekje me sëpatë teksa ai flinte.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e hënë në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.

Gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, 35-vjeçarja Mirela Buzalli akuzohet se ka vrarë në gjumë, me sëpatë, bashkëshortin e saj Shkëlzen Buzalli, 45 vjeç.

Dyshohet se gruaja ka pritur sa ta zërë gjumi të shoqin, ku më pas ka marrë sëpatën dhe e ka qëlluar teksa flinte në dhomën e çiftit.

Pas krimit, e dyshuara është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë të Vaut të Dejës, duke treguar gjithçka.

Paraprakisht dyshohet se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mësohet se çifti kishte tre fëmijë të mitur. /a.y/noa.al/

Ne fotot e meposhtme shikoni çiftin, armen e krimit qe ndodhi vrasja dhe pamje nga banesa pak pas ngjarjes

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë