Transmetuar më 05-07-2016, 14:11

Tiranë, 5 korrik 2016, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Meta shprehet se vlerat e kësaj dite nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin.

Kryetari i Kuvendit shpreh krenarinë për bashkëjetesën për harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vendin tonë.

Meta vlerëson se kjo harmoni është një meritë e veçantë e komuniteteve dhe e frymës së tolerancës që ato përçojnë.

Duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë në këtë ditë feste, kryeparlamentari uroi që Zoti t’ia shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike dhe njëkohësisht uron të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë