Transmetuar më 05-07-2016, 12:05

Tiranë, 5 korrik 2016, NOA.al- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, uroi sot besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

I shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Veliaj zhvilloi një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku i përcolli urimet kreut të këtij komuniteti, Skënder Bruçaj, duke thënë se në të përditshmen tonë, ditë të tilla na shërbejnë për të kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa që na ndajnë.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që në muajin e Ramazanit sakrifikuan jo vetëm prej vetes së tyre, por sakrifikuan edhe të ardhurat e tyre për të qenë më solidarë. I falenderoj me gjithë zemër sepse e kanë bërë Tiranën më bujare dhe shumë më bashkëpunuese”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se sikur secili prej nesh të ishte më pak cinik, më pak toksik, më pozitiv, më optimist dhe më i gatshëm për të ndihmuar, mund të ketë një qytet më të mirë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë