Transmetuar më 03-07-2016, 22:02

Sipas një raporti në Kosovë, gjatë pesë muajve të fundit rreth 400 femra kanë qenë viktimë e formave të ndryshme të dhunës.

Sipas drejtuesve të qendrave të strehimit të grave të dhunuara, problem i madh mbetet ri-integrimi i tyre për shkak të mungesës së fondeve dhe programeve, raporton VoA.

Çdo vit, rreth 600 deri në 800 gra, viktima të dhunës dhe trafikimit njerëzor, dërgohen në qendrat e strehimit.