Transmetuar më 10-05-2016, 17:35

Foto ilustruese

Një djalë i mitur rezulton i zhdukur dhe autoritetet policore në Shkup thonë se po bëjnë përpjekje për ta lokalizuar dhe gjetur atë.

Denoncimi është bërë nga një punonjëse sociale në jetimoren “11 Tetori” të kryeqytetit maqedonas, Shkup, raporton noa.al.

Në stacionin policor “Beko” në Shkup kjo punonjëse ka lajmëruar se prej dy ditësh është larguar nga jetimorja në drejtim të panjohur një djalë 17- vjeçar, nga Vizbegu i Shkupit.

Policia lokale refuzoi të publikojë identitetin e të riut të zhdukur dhe as nacionalitetin e tij nëese është maqedonas apo shqiptar.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për rastin. /a.b/noa.al/Policia maqedonase