Transmetuar më 29-04-2016, 08:58

Tepelenë, 29 prill 2016, NOA.al- Zbardhet një vjedhje me dhunë e ndodhur në aksin rrugor Krahës- Memaliaj, ndërsa janë vënë në pranga tre persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mogila”, janë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e një vjedhje me dhunë të ndodhur në rreth orës 23.00 të 19 marsit.

Si të dyshuar për këtë ngjarje gjatë ditës së djeshme, janë vënë në pranga Erment Hasanaj, 31 vjeç, banues në Fratar, Mallakstër; Kelmend Skënderaj, 22 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër dhe Ermal Aliaj, 24 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër, ndërsa është shpallur në kërkim dhe 26- vjeçari nga Vlora, me iniciale J.J.

Të dyshuarit akuzohen se në vendin e quajtur “Mogila”, në aksin nacional Krahës – Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare tregtarit M.L., banues në Fier.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë. Aktualisht vijon puna për kapjen e të dyshuarit të katërt, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]