Transmetuar më 22-04-2016, 13:18

Shkodër, 22 prill 2016, NOA.al- “Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhanë sot nga Gjykata e Shkodrës, për biznesmenin Sadetin Sula i cili akuzohet se tre ditë më parë ka vrarë gruan e tij.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, pas provave të paraqitura në seancë, që e fajësojnë të dyshuarin lidhur me vdekjen e bashkëshortes së tij Suela Sula.

Por Sadetin Sula, i cili është pronari i një mobilierie në Shkodër, në tualetin e të cilës u gjet e vdekur gruaja, mohoi akuzat, duke thënë se nuk e kishte vrarë ai nënën e tre fëmijëve, madje pretendoi se kishin marrëdhënie të mira.

Ai tha se është gati të ndihmoj shtetin për të zbardhur vdekjen e gruas së tij, por mohoi kategorikisht vrasjen e bashkëshortes. Sipas tij, shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mati pulsin.

Biznesmeni Sula dyshohet se e ka mbytur gruan, duke inskenuar më pas situatën e një vetëvrasje./a.y/noa.al Mbyti gruan dhe e inskenoi si vetëvrasje, ajo e akuzonte për tradhti Gruaja e gjetur e vdekur në tualetin e mobilierisë, u mbyt nga i shoqi

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]