Transmetuar më 20-04-2016, 22:21

Debora Luli, nëna e shqiptarit Ismail Luli, të vrarë vitin që shkoi më thikë nga dy shokët e tij të ngushtë ka bërë apel para vendimit të gjykatës për Igli Metën dhe Marjo Memën, që të dy të mos dalin më kurrë nga burgu.

Ismail Luli u vra dhe u lidh nga dy shokët e tij në Itali, pas sherrit për të dashurën e Igli Metës, i cili tha se ishte xheloz për Lulin.

Në foto Ismail Luli

Në një intervistë për TGCOM ajo thotë se djalit të saj iu ngrit një kurth nga shokët e tij Igli Meta dhe Marjo Mema. Sipas saj ata duhet të gjykohen dhe të dënohen dhe të mbeten në qeli për krimin e bërë. “Është minimumi që ata të mbeten në burg. Kush gabon, paguan,”­ thotë nëna e 17­-vjeçarit të vrarë. /f.g/noa.al/

Në foto Marjo Mema dhe Igli Meta