Transmetuar më 20-04-2016, 09:44

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur dy ditë më parë rreth orës 12:45 në Melgushë të Shkodrës, ku Suela Sula u gjet e vdekur në tualetin e biznesit të saj.

Sipas burimeve brenda Policisë, dyshohet se ajo është mbytur me duar nga i shoqi, i cili më pas ka tentuar që ta inskenojë ngjarjen si vetëvrasje.

Sadetin Sula është arrestuar për vrasjen e gruas dhe pritet që të merret në pyetje. Por çfarë e shtyu biznesmenin që të bënte krimin makabër?

Sipas burimeve, dyshohet se viktima dhe bashkëshorti i saj kishin konflikte dhe zënka të vazhdueshme kohët e fundit.

“Panorama” duke iu referuar burimeve pranë të afërmve të çiftit Sula shkruan se ata tregojnë se kohët e fundit Sadetini dhe Suela kanë pasur probleme në marrëdhënien e tyre në çift, gjë e cila mendohet se ka çuar në krimin e rëndë brenda familjes, shkruan Panorama.

Sipas të dhënave, çifti ka pasur mosmarrëveshje së fundmi, për shkak se e shoqja e akuzonte atë për një lidhje jashtëmartesore.

Debatet e vazhdueshme për shkak të xhelozisë dyshohet të kenë precipituar deri aty sa burri ka mbytur të shoqen. Çifti Sula kanë së bashkë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, të tre minorenë.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]