Transmetuar më 19-04-2016, 13:12

Shkodër, 19 prill 2016, NOA.al- Policia e Shkodrës konfirmon se gruaja e cila u gjet e vdekur ditën e djeshme, në tualetin e një mobilierie në Shkodër, është vrarë nga i shoqi biznesmen.

Lidhur me këtë ngjarje është bërë arrestimi i 47- vjeçarit Sadetin Sula, 47 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së bashkëshortes së tij Suela Sula, e cila u gjet e pajetë në tualetin e mobilieri “Europa”, dyshohet se viktima është mbytur me duar nga bashkëshorti i saj.

Lidhur me motivet e vrasjes vijojnë ende hetimet, ndërsa 47- vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./a.y/noa.al Shkodër, gjendet e vdekur në tualet një 45-vjeçare

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]