Transmetuar më 15-04-2016, 08:41
Rishikimet e modelit 2017 Audi R8 kanë dalë të gjitha pozitive. Tani gjithçka është zyrtare, modeli R8 V10 për vitin 2017 është automjeti më i shtrenjtë i prodhuar nga Volkswagen, me një çmim standard prej 200 000 dollarëve.

Audi R8 V10 vjen me një motor i cili prodhon 610 kuaj-fuqi dhe 413 çifte rrotulluese.

Makina ka frena prej qeramike dhe një teknologji të lartë. Dhe gazetarë që kishin mundësinë për ta parë nga afër këtë veturë mahnitëse, thanë se modeli ka shumë të përbashkëta me Lamborghini Huracan.

Dallimi kryesor është vetëm në çmim, sepse ndryshe të dy automjetet kanë motor 5.2-litërsh V10 dhe shtatë shpejtësi. Të dyja veturat kanë aftësinë që të arrijnë 100kmh për vetëm 3 sekonda.