Transmetuar më 10-03-2016, 20:54

Igli Meta, vrasësi i shqiptari Ismail Luli në komunën “Sant’Angelo” në Vada të Italisë, nuk ka pranuar të flasë para gjykatësit dhe prokurorit të çështjes, por ka kërkuar të lexojë një letër që kishte shkruar në adresë të familjarëve të viktimës, duke i kërkuar falje dhe shprehur keqardhje për krimin.

Gjithashtu ai ka deklaruar edhe diçka ndaj bashkëpunëtorit të tij, Marjo Mema: “Nuk mundem të konfirmoj, se para se të vrasë Ismaelin, Marjo më ka thënë “po deshe vrite”. Ndoshta dhe nuk ma ka thënë e nuk kujtoj mirë.”

Ndërsa prokurori i çështjes ka informuar se ndaj Igli Metws rëndon dhe akuza e torturës. Meta e ka shkruar letrën gjatë natës së dytë të qëndrimit të tij në burg pas arrestimit.

I riu shqiptar, i cili e ka kryer vrasjen në 19 korrik të vitit të shkuar, qëlloi me thikë për vdekje, thuajse duke i prerë kokën 17-vjeçarit Ismail Luli, pasi po e pyeste në lidhje me marrëdhënien që kishte ai me ish-të dashurën e vet, Ambera Saliji. Kjo e fundit, një shqiptare nga Maqedonia, deri tani është hetuar në lidhje me këtë krim. /f.g/noa.al/