Transmetuar më 27-01-2016, 07:45

Djali i biznesmenit të vrarë katër ditë më parë në qytetin e Vlorës ka mohuar të ketë dijeni për krimin e rëndë. Olsi Nexhipi u arrestua, pasi në banesë iu gjetën armë zjarri dhe drogë, por, sipas policisë, ai është në listën e personave që janë në hetim për vrasjen e 52-vjeçarit Hyqmet Nexhipi.

Viktima, pronar i anijes “Drita”, u gjet i vrarë në makinën e tij rreth orës 05:00 të së shtunës, në Rrugën Transballkanike. “Nuk kisha kontakte me babanë dhe as konflikte. Nuk kam dijeni për autorët që mund ta kenë vrarë atë”.

Kështu ka deklaruar për grupin hetimor 24-vjeçari, i cili u arrestua një ditë pas vrasjes së babait të tij. Ai është marrë në pyetje nga hetimorët fillimisht për sendet e paligjshme që iu gjetën në banesë.

Sipas të dhënave, i riu ka pranuar se arma është e tij, por se nuk e kishte përdorur dhe se e mbante pa asnjë qëllim kriminal në banesë. Ndërsa në lidhje me drogën, ai ka pretenduar se është përdorues, shkruan “Panorama”.

Ai nuk ka pranuar të komentojë sasinë prej 115 gramë lëndësh narkotike kanabis sativa, e cila e tejkalon limitin e një përdoruesi. Arrestohet djali i të ekzekutuarit në Vlorë, ku po heton policia Vrasja në Vlorë, djalit të viktimës i gjenden armë dhe drogë Vrasja e 52-vjeçarit në Vlorë, policia: I dënuar në Itali për prostitucion Atentat në Vlorë, gjendet i vrarë në makinë pronari i një anije peshkimi