Transmetuar më 25-01-2016, 10:27

Dy ditë më parë, në orët e mëngjesit, është përballur me ekzekutimin e të atit të tij, ndërsa ditën e djeshme është vënë në pranga vetë. Ai është 24 vjeç dhe është djali i madh i Hyqmet Nexhipit, burrit që u ekzekutua orëve të para të së shtunës në hyrje të rrugës Transballkanike në Vlorë. Olsi Nexhipi mësohet se është arrestuar pasi në shtëpinë e tij, gjatë një kontrolli, policia gjeti një armë pistoletë, që e mbante pa leje. Njëkohësisht në shtëpinë e tij u gjet edhe një sasi e vogël kanabisi, të mjaftueshëm për ta çuar në pranga të riun, i cili humbi të atin në një atentat të mirëorganizuar.

Sipas të dhënave të para që vijnë nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se arrestimi i të riut, ka ardhur vetëm për shkak të posedimit të armës pa leje, ndërsa bëhet me dije se hetimi ndaj tij do të jetë edhe një fakt i duhur për të shkuar tek shkaqet e atentatit të dy ditëve më parë. Policia e Vlorës nuk ka mundur të gjejë ende autorët e atentatit ndaj Nexhipit, ndërsa bëhet me dije se pista kryesore në të cilën është përqendruar hetimi është konkretisht trafiku i drogës. Janë burimet e policisë që bëjnë me dije dyshimin e fortë se Nexhipi mund të ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të heroinës dhe të kokainës. Burimi shtoi se po pritet dosja e shtetit italian për viktimën që të hidhet dritë mbi aktivitetin e tij në Itali, ndërsa do të jenë dëshmitë e personave të shoqëruar që do të mundësojnë edhe zbulimin e rrethanave të vrasjes së dy ditëve më parë.

Arrestimi i djalit të viktimës

Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka vënë në pranga shtetasin Olsi Nexhipi 24 vjeç. Ai u arrestua pasi iu gjet nga policia një pistoletë dhe një sasi prej 115 gr kanabis. “Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kushtrimi”, Shërbimet e Policisë, në një nga dhomat e kësaj banese kanë gjetur të fshehura një armë zjarri pistoletë e llojit “Beretta”, 11 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 115 gr lëndë narkotike, të llojit “cannabis sattiva”, ka saktësuar policia gjatë ditës së djeshme.

I riu, i cili mësohet se jeton me nënën e tij dhe me vëllanë më të vogël, pasi i ati, Hyqmeti, që u vra dy ditë më parë jetonte i vetëm që në kohën që ishte divorcuar vite më parë, i ka patur armën dhe drogën të fshehur në dhomën e tij të gjumit, ndërsa sipas të dhënave, policia dhe prokuroria kanë marrë dëshmi nga djali edhe në lidhje me aktivitetin e të atit të tij. Megjithatë kanë qenë vetëm familjarët e viktimës që kanë dhënë dëshmi mbi punën që bënte Nexhipi, i cili posedonte një anije peshkimi. Duke patur parasysh këtë fakt dhe punën që bënte viktima e atentatit, prokuroria ka nisur hetimet për aktivitet në trafikimin e drogave të forta.

Hetimet për atentatin

Ekspertët e hetimit të krimeve të rënda kanë vijuar punën përgjatë gjithë ditës së djeshme, duke mbledhur të dhëna në lidhje me aktivitetin e Hyqmet Nexhipit që u vra dy ditë më parë. Sipas të dhënave, është bërë e mundur të shoqërohen disa persona të dyshuar, të cilët janë me precedentë në fushën e narkotikëve. Policia pasi ka marrë dëshminë e tyre i ka lënë të lirë, ndërsa mësohet se të gjithë personave që janë shoqëruar, iu është kryer edhe kontroll banese. Policia është tejet e rezervuar në lidhje me këto kontrolle, por bëhet me dije se është bërë e mundur të shoqërohen disa punonjës të viktimës por edhe disa të tjerë që kanë bashkëpunuar para disa kohësh me të, shkruan Shekulli.

Hetimet janë shtrirë edhe në fushën e prostitucionit në Itali, por familjarët e Nexhipit mohojnë në mënyrë kategorike që viktima të ketë qenë në Itali.

Burime nga grupi hetimor siç shkruan “Panorama”, nuk përjashtojnë dyshimin se Olsi Nexhipi të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Ky është një informacion mjaft i rezervuar i dhënë dje ngapPolicia, por nuk jepen të dhëna të tjera rreth motivit të mundshëm.

Policia e Vlorës bëri të ditur dje se në listën e personave që po hetohen për ngjarjen, ku u vra me 4 plumba viktima, është edhe djali i tij, Olsi Nexhipi.

Ai jeton me të ëmën në një banesë në Vlorë, ndërsa babai i tij, Hyqmeti, jetonte i vetëm, pasi ishte divorcuar prej disa vitesh nga bashkëshortja.

Djali 24-vjeçar i Hyqmet Nexhipit u arrestua për armëmbajtje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Atentat në Vlorë, gjendet i vrarë në makinë pronari i një anije peshkimi Vrasja e 52-vjeçarit në Vlorë, policia: I dënuar në Itali për prostitucion Vrasja në Vlorë, djalit të viktimës i gjenden armë dhe drogë