Transmetuar më 21-01-2016, 10:29

Për të shmangur rrezikun e një helmimi të mundshëm në qeli, një qen provon çdo vakt ushqimi të Joaquin El Chapo Guzman, kapo i famshëm i narkotrafikut në Sinaloa, i arrestuar më 8 janar në Meksikë.

El Chapo është përshkruar nga autoritetet meksikane si depresiv dhe “i lodhur”.

Lajmi se ushqimi i tij provohet nga qeni u konfirmua për Radio Formula, nga Eduardo Guerrero, përgjegjës i sistemit penitenciar.

Të martën avokatët e El Chapo denoncuan gjendjen e liderit të drogës. Ndërkohë autoritetet meksikane kanë marrë masa shtesë për të shmangur arratinë e El Chapo, siç ndodhi një vit më parë./a.y/noa.al Si u arrestua lideri i drogës El Chapo |VIDEO Meksikë, El Chapo u intervistua nga Sean Penn gjatë arratisë Arrestohet “El Chapo”, bosi i madh i drogës