Transmetuar më 11-01-2016, 22:08

Zyrtarët meksikanë kanë publikuar videon e arrestimit të shefit të drogë, El Chapos. Gjithçka ka ndodhur në 15 minuta.

Edhe pse autoritetet meksikane deklaruan se i gjithë operacioni për kapjen e El Chapo ishte merita e tyre, të dhëna të tjera sugjerojnë se njësi speciale të agjencive ligjzbatuese amerikane, JSOC, ishin të përfshira në këtë mision.

Sipas revistës “Soldier of Fortune”, ishin pikërisht agjentët federalë amerikanë që luajtën një rol kyç në gjurmimin e baronit të drogës, ndërkohë që në terren ishte edhe një njësi Delta Forcë. /f.g/noa.al/