Transmetuar më 10-01-2016, 11:00

Regjisori dhe aktori amerikan Sean Penn ka takuar në mënyrë sekrete, baronin e drogës meksikane, El Chapo, para arrestimit të tij, në një intervistë të shfaqur online në revistën Rolling Stone.

Penn konfirmoi se bosi i kartelit të Sinaloa, i konsideruar më i madhi i narkotrafikantëve në botë, donte të xhironte një film lidhur me jetën e tij. Intervista e realizuar në 2 tetor, u organizua nga aktorja meksikane e telenovelave, Kate Del Castillo.

Artikulli i publikuar online nga Rolling Stone mban titullin, “Flet El Chapo- vizitë sekrete te njeriu më i kërkuar në botë” dhe shoqërohet nga një fotografi me shtrëngim duarsh mes Sean Penn dhe Joaquin Guzman.

Pavarësisht se ishte rënë dakord për një takim të dytë tetë ditë pas të parit, kjo gjë nuk u bë e mundur dhe bosi i drogës i dërgoi Sean Penn një regjistrim video, me përgjigjet për pyetjet që aktori i kishte dërguar.

Ndërkohë autoritetet meksikane po vlerësojnë mundësinë për të nisur hetimet mbi Sean Penn dhe Kate del Castillo.

Në intervistën sekrete të dhënë për Sean Penn, bossi meksikan, tregoi se kishte dërguar për tre muaj në Gjermani, inxhinerë, që të mësonin si të shmangnin problemet, duke gërmuar një tunel të gjatë e të thellë, përmes të cilit ai doli nga një burg i sigurisë së lartë.

El Chapo pretendoi se ishte furnizuesi më i madh i drogës në botë dhe pohoi se ka një flotë me nëndetëse, avionë, kamionë dhe anije. Një burim nga prokuroria e përgjithshme meksikane konfirmoi se intervista çoi drejt arrestimit. /a.y/noa.al Arrestohet “El Chapo”, bosi i madh i drogës Meksikë, plagoset padrinoja i drogës “El Chapo” Meksikë, arratiset nga burgu i sigurisë së lartë “El Chapo”