Transmetuar më 25-07-2015, 23:28

Tragjedia që ka përfshirë familjet shqiptare në Itali pas vrasjes së 17 vjeçarit Ismail Luli bëhet edhe më e dhimbshme, pasi daja i një prej të dyshuarve të krimit ka bërë vetëvrasje.

Motra e të ndjerit, Vera Mema që shikoni në foto, e pohoi këtë në një intervistë sot me TgCom24, të rrjetit Mediaset.

“Im vëlla i dha fund jetës prej turpit për shkak të asaj që ndodhi”, tha ajo duke konfirmuar vetëvrasjen në Shqipëri të vëllait të saj që është edhe daja i Marjo Mema, djali që akuzohet bashkë me Igli Meta për vrasjen e adoleshentit Luli.

“Vëllai im, sot vrau veten. Ishte djali i tij 12-vjeçar që e gjeti të vdekur”, – shtoi ajo.

Policia shqiptare nuk dha informacion mbi këtë ngjarje. Mësohet se vëllai i Vera Mema, Mondi Abeshi, 43 vjeç, është gjetur i pajetë në depon e banesën e tij në Tiranë i varur me litar.

Përditësuar e diel 26 korrik 2015, 20:47

Policia e Tiranës i konfirmoi NOA-s se Mondi Abeshi, 43 vjeç u gjet i vdekur në depon e banesës së tij nV rrugën "Artan Lenja" në Tiranë, ku ishte vetëvarur. I ndjeri u gjet nga djali i tij 12-vjeçar. Më tej familjarët e dërguan trupin e pajetë në Spitalin e Traumës ku u njoftua policia. /a.b/noa.al/