Transmetuar më 25-07-2015, 20:39

Deklarata e 19-vjeçares Ambera Saliji, se Igli Meta e kishte vrarë 17-vjeçarin, Ismail Lulli për dashurinë që kishte për të dhe se do ta priste derisa të kryente dënimin, ka ndezur indinjatë në rrjetet sociale.

Vetëm disa orë pas këtyre fjalëve, në rrjetet sociale ka vërshuar një lumë reagimesh.

Një faqe e quajtur, “Ambera Saliji, ti thjesht na e shpif”, është hapur në Facebook dhe në pak orë numëron mijëra anëtarë.

Përgjigjet e saj në “Corriere della Sera” dhe “La Repubblica” nxitën reagime të ashpra, veçanërisht fjalitë: “Ai ka bërë diçka të tmerrshme, i shtyrë nga xhelozia. Por nuk do të rresht së e dashuruari”.

Por Ambera, një vajzë shqiptare e Maqedonisë, nuk ka ndenjur e heshtur përballë kritikave. “Ky është një vend racist”, ka thënë ajo, duke iu referuar veçanërisht reagimit të banorëve, që kishin qëlluar me shkelma dhe gurë, makinën e policisë me të cilën po transportoheshin dy autorët e krimit.

“Vetëm se janë shqiptarë, se po të ishin italianë nuk do të kishte ndodhur asgjë”, – është shprehur vajza shqiptare nga Maqedonia.

Ky qëndrim i saj i ka ndezur më shumë polemikat. “Atëherë kthehu në vendin tënd”, – shkruhet në rrjetet sociale, duke vazhduar: “Mendo për prindërit e djalit të gjorë. Preke ndërgjegjen, nuk ndjen keqardhje?”

Pas ceremonisë mortore për 17-vjeçarin shqiptar, është krijuar edhe një grup tjetër në Facebook: “Drejtësi për Ismail Lullin dhe dënim ekzemplarë për vrasësit”.

Itali, gjendet i therur një i ri shqiptar FOTO

Masakrimi deri në vdekje i të riut shqiptar, dy të dyshuar pranojnë krimin FOTO-VIDEO

Shqiptari i therur në Itali, flet nëna: Nuk dua të fal, kërkoj vetëm drejtësi