Transmetuar më 23-07-2015, 12:58

Debora Luli, nëna e 17-vjeçarit Ismail Luli i cili u gjet i therur me thikë në pyllin e Sant’Angelo në Vado, provincë e Pesaro në Itali, thotë se, “Të gjitha provat tregojnë për një vrasje të paramenduar mirë më parë, për një motiv absurd”.

“Tani nuk është momenti për falje, dua drejtësi”, këto janë fjalët e një nënë shqiptare të cilës i kanë vrarë djalin në një intervistë për “La Stampa”.

Vrasja e të riut nuk e ka ende një arsye përse ka ndodhur, ndërkohë që janë vënë në pranga dy djem të moshës 19 dhe 20 vjeçare, të cilët mendohet të kenë qenë miq të Ismailit.

Sipas hetuesve “shkak për vrasjen është xhelozia e njërit prej tyre, pasi Ismaili dyshohet se ka pasur lidhje me të fejuarën e tij”.

Por nëna e Ismailit thotë se nuk mund t’u besojë asnjë fjalë që mund të thonë të dy djemtë. Ajo shprehet se nuk ka nga t’a dijë sesi ka qenë situata kur djali i saj nuk jeton më, për të dhënë versionin e tij.

“Të gjitha provat tregojnë se si ka ndodhur ngjarja dhe se gjithçka ka qenë e paramenduar më parë nga dy djemtë. Kjo është një arsye absurde, por tani është koha që ata të dy të paguajnë për vdekjen e djalit tim”, thotë më tej nëna e të ndjerit.

Gruaja shton më tej se motra e tij 4-vjaçare nuk do t’a shohë më vëllanë e saj dhe se ajo është akoma e vogël dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur.

“Ismaili i kishte të gjitha, ishte miqësor, i besueshëm, i dashur, i dobishëm. Çfarë fundi të keq pati im bir, ku shkoi jeta dhe ëndrrat e tij? Djali im më kishte thënë së në shtator do të studionte: ai donte të bëhej ose shef kuzhinë ose polic. Ai pëlqente dhe donte gjithçka nga jeta. Ai kishte një të dashur, Xhulian të cilën do të ma prezantonte së shpejti. Ismaili ishte vërtet një djalë i mbarë, ai ëndërronte të udhëtonte, si dhe dëshironte të jetonte në një qytet të madh ku ti ofronte mundësi ku ai të rritej profesionalisht pasi qyteti ku jetojmë është i vogël dhe nuk i’a ofronte këto mundësi”, shprehet Debora.

Gruaja tregon se i biri punonte në një bar afër shtëpisë, derisa të fillonte shkollën, ndërsa thotë se pronari i lokalit e cilësonte Ismailin si një djalë punëtor dhe shumë të sjellshëm. “Por tani për të çdo gjë ka marr fund!”, mbyll rrëfimin e saj Debora Luli./a.a/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]