Transmetuar më 22-07-2015, 14:15

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptar Igli Meta dhe Marjo Mema, përkatësisht të moshës 19 dhe 20 vjeç, si të dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit Ismail Luli, i cili u gjet i vdekur me fytin e prerë.

ANSA shkruan se të arrestuarit kanë kryer pohimet e para në polici. Sipas një burimi të brendshme, nuk bëhet fjalë për vrasje me motive lëndësh narkotike por një krim pasioni, pasi viktima shoqërohej me të fejuarën e njërit prej të arrestuarve.

Sipas medias italiane, krimi duket si një skenar videogame asi ata ishin miq e xhelozia duket pa shkak.

Mësohet se familjet e dy të akuzuarve nuk kanë qenë në dijeni.

“Ata janë njerëz të pafajshëm, që kanë punuar ndershmërisht dhe janë integruar në shoqëri”, – shprehet njëri prej hetuesve për familjet e të arrestuarve.

Në Sant’Angelo në Vado, situata u tensionua kur dy djemtë u transferuan nga stacioni policor për në burg. Turma njerëzish u përpoqën të godisnin dy të rinjtë e akuzuar dhe prangosur si vrasës.

Itali, gjendet i therur një i ri shqiptar, dyshimet mbi shokët |FOTO