Transmetuar më 12-07-2015, 15:45

Për të dytën herë, narkotrafikanti meksikan Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”, lider i kartelit të drogës Sinaloa, është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Meksikë.

Arratia nga burgu i Altiplano, ndodhi gjatë natës së kaluar. Efektivë të shumë policie janë përfshirë në kërkim për kapjen e tij, ndërsa fluturimet nga aeroporti i Toluca janë pezulluar.

Guzman ishte arratisur më herët në vitin 2011 nga një burg i sigurisë së lartë, pasi kishte paguar disa pastrues duke u fshehur në koshin e rrobave.

Ai duhet të qëndronte për 20 vite në burg, pasi u arrestua në Guatemalë në vitin 1993. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai akuzohet për trafik droge. Arrestimi i tij vitin e kaluar u cilësua si një sukses i madh nga politika vendase.

Guzman, kreu i kartelit të drogës në Sinaloa mësohet se është arratisur përmes një tuneli./a.y/noa.al