Transmetuar më 29-11-2014, 19:25

Këto ditë, djaloshi që shikoni në këto foto që NOA,al publikon për herë të parë sot, i trazoi shumë mediat greke dhe jo vetëm, pasi ato u stërmunduan shumë të mësojnë emrin e tij të vërtetë. E jo vetëm mediat, por edhe Policia e shtetit të Greqisë. Aq sa edhe ajo në komunikatën e saj zyrtare që nxori me goxha vonesë, dha disa versione të mundshme për emrin e shqiptarit që kreu masakrën me 15 të plagosur te lokali i natës në kryeqytetin grek.

Përfundimisht, ai është Albert Bako, shumë e njohin dhe thërrasin Berti, është 31 vjeç, djali i Kujtim dhe Marjeta Bako.

Kurse emrat që qarkulluan deri dje, Arben Glodiani, Arbër Bako, etj., janë thjesht të rremë, nga hutimi që Berti Bako i bëri policisë.

Pamjet që shikoni, tregojnë një jetë tjetër të atentatorit 31 vjeçar. Berti Bako dhuronte shumë dashuri. Sidomos për qenin e tij Majkëll, me të cilin ka shumë foto dhe noa.al jua sjell më poshtë.

Bako është anëtar i një grupi të hapur në Facebook me rreth 150 mijë anëtarë, që mban emrin “F*c-k Greece, bashkohuni shqiptarë”.

Ndërsa në ditarin e tij në Facebook ai ka publikuar veç fotove me qenin dhe pushimet në Hios të Greqisë, edhe vidoe si atë të një majmuni që kishte masakruar një fëmijë, apo një gjarpri gjigant të gjetur në Detin e Kuq.

Në statuset e tij dominonin edhe fraza si “Pff, sa i mërzitur që jam, pff”.

Por duket se Bako kishte edhe ëndrra dhe ishte romantik. Ai ndante në faqen e tij të Facebook edhe një dhomë gjumi goxha romantike dhe luksoze që e gjeni në fotot e mëposhtme.

Gjithashtu Bako ka nxjerrë edhe shumë videoklipe, kryesisht me vajza të nxehta dhe emra të njohur të muzikës greke dhe botërore.

Në pesë vitet e fundit Bako ka qenë goxha aktiv në Facebook. Më 30 gusht të këtij viti ai nuk ka reshtur së hedhuri foto në Facebook dhe më tej ka heshtur.

Albert Bako, u bë i njohur për opinionin publik pasi disa ditë më parë me një armë zjarri qëlloi në drejtim të pacaktuar brenda një lokali në Pirea të Athinës (Greqi), duke shkaktuar rreth 15 të plagosur. Më pas ai u arratis por pak ditë më vonë u vu në pranga. /a.d/noa.al/