Transmetuar më 17-11-2014, 17:16

Policia greke ka ndaluar zhvillimin e ceremonisë mortore të vajzës 15-vjeçare nga Shqipëria, Kostandina Anagnosti, me qëllim për të bërë edhe një herë autopsinë.

Mësohet se policia greke, ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Janinës pas kërkesës së të atit të vajzës nga Saranda, i cili hodhi dyshime për vdekjen e saj.

Babai i vajzës dyshon që e bija të ketë ndërruar jetë jo për shkak të hemorragjisë, pak pasi ajo kishte dalë nga një klinikë dentare. Mjekët ligjorë të ardhur nga Tirana thonë se dyshohet që vdekja e 15-vjeçares të ketë ardhur nga një hemorragji e brendshme.

Megjithatë, sipas tyre pritet të bëhet edhe një tjetër ekspertizë e specializuar që realizohet në Tiranë, por përgjigja e saj kërkon kohë.

Po ashtu, edhe Prokuroria e Sarandës bëri të ditur se vizita te dentisti nuk ka lidhje me ngjarjen.

Raportimi mbi vdekjen e Konstandina Anagnosti