Transmetuar më 12-10-2014, 21:47

Nga Janusz Bugajski

A mund të mbrojë NATO vendet balltike kundër një kërcënimi jo-konvencional nga një Moskë që po rigjallërohet?

Pasi copëzoi pjesë të Ukrainës për të ngrirë progresin perëndimor të vendit, qeveria e Rusisë po kthen vëmëndjen e saj drejt tri vendeve balltike. Lituania, Letonia dhe Estonia janë në vijën e fronit të NATO-s, dhe në secilin kryeqytet zyrtarët dhe analistët druhen se Kremlini mund të destabilizojë qëllimisht rajonin për të demonstruar forcën e tij në rritje dhe për të nënvizuar pafuqishmërinë e Perëndimit.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, SHBA refuzoi të pranonte 45 vitet e pushtimit të vendeve të Balltikut nga Bashkimi Sovietik. Të trija vendet përqafuan pavarësinë kur perandoria sovietike u shemb në vitin 1990 dhe punuan pa u lodhur për të përmbushur kushtet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ato e panë përfshirjen e tyre në Aleancë në vitin 2004 si një hap esencial për shkak se kjo u ofronte atyre një garanci permanente të sigurisë dhe pavarësisë nga Moska. Pa anëtarësim në NATO, gjendja e tyre e vështirë mund të ishte sot e krahasueshme me atë të Ukrainës; Rusia do të ishet në gjendje të ndërhynte pa ndonjë pengesë frytdhënëse. Por madje edhe sot, lind pyetja: A mund të mbrojë NATO siç duhet vendet balltike kundër një kërcënimi jo-konvencional nga një Moskë që po rigjallërohet?

Teksa ambiciet e Rusisë ndaj tri shteteve balltike janë të qarta, pretekstet e saj për ndërhyrje dhe strategjitë e diversionit ndryshojnë. Kemlini po ndjek dy synime të tejshtrirë. Së pari, kërkon pajtueshmërinë e Balltikut me qëllimet gjeopolitike të Rusisë; ai dëshrion qeveri të neutralizuara që nuk kanë për të sfiduar përpjekjet për të themeluar një Bashkim Eurziatik me shtetet e mbetura post-sovietike. Zyrtarët rusë kuptojnë se vendet balltike nuk mund të joshen apo të inkorporohen në bllokun e saj rajonal, por ata dëshirojnë që t?i pengojnë ata nga përkrahja e ndonjë nisme për një BE apo NATO më të gjerë që do të minonte alterntivën euroaziatike. Të trija këto shtete janë ndërkombëtarisht active në përkrahje të Ukrainës, Gjerogjisë, Moldavisë dhe vendeve të tjera që u kanë rezistuar trysnive të Moskës.

Së dyti, Moska dëshiron të çburrnojë NATO-n, sidomos përgjatë kufijve të përbashkët në Evropën lindore. Duke sfiduar rregullisht vendet balltike nëpërmjet manovrave të trupave, shkeljes së hapsirës ajrore dhe kërcënimeve për pushtim apo asgjësim bërthamor, Putin ka për qëllim që të demonstrojë se, në rastin e një sulmi rus, vendet balltike do ta kenë të pamundur që të bëjnë qëndresë dhe doktrina e mbrojtjes së ndërsjellë e NATO-s do të vërtetohet si e pavlerë. Ambicia e Kremlinit është një kthim mbrapsht I NATO-s, ku Estonia, Letonia dhe Lituani ndoshta mund të mbesin formalisht pjesë të Aleancës por të mos jenë në gjendje të kundërshtojnë politikën ruse.

Moska ka dy pretekste kryesore për të ushtruar trysni ndaj vendeve të Balltikut: statusi i Kaliningradit dhe pozita e popullatave rusisht-folëse. Kremlini kërkon kontroll ekskluziv mbi një corridor transit që kalon nëpër Lituani për në enklavën e Kaliningradit, një rrip territory në bregun balltik që Rusia e aneksoi nga Gjermania në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zyrtarët rusë pretendojnë se Vilniusi mund të izolojë qëllimit Kaliningradin, duke kërkuar lidhje më të ngushta, ashtu si Ukraina, me BE-në, të cilat Kremlini do të dëshironte t?i shmangte. Popullata e Kaliningradit po bëhet përherë e më e frustruar nga stanjacioni ekonomim dhe braktisja e Moskës, dhe sanksionet perëndimore do të ulin më tutje standartin e jetesës. Zyrtarët litunezë përllogarisin se Rusia mund të inskenojë një kim përgjatë kufirit të Kaliningradit, të pretendojë e popullata lokale rrezikon të izolohet apo sulmohet, dhe të dërgojë një vargan trupash për të hapur një corridor direct nëpër territorin e Lituanisë.

Letonia dhe Estonia, ndërkohë, kanë popullata të konsiderueshme rusisht-folëse që Moska pretendon se u janë nënshtruar diskriminimit dhe represionit, pavarësisht se nuk ka raportime të tilla negative nga ana e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ndonëse pjesa më e madhe e këtyre banorëve janë të integruar në shtet nëpërmjet nënshtetësisë, pjesëmarrjes politike dhe mundësisë ekonomike, një pakicë e konsiderueshme kanë shmangur natyralizimin dhe mund të jenë të cënueshëm nga manipulimi i ofensivave agjitacion-propagandë të Moskës. Nga dy milionë banorë të Letonisë, 26 përqind janë rusë, dhe rreth 6 përqind të tjerë janë "rusisht-folës" (të cilët thonë se rusishtja është gjuha e tyre e parë por që I përkasin një tjetër grupimi etnik). Nga këta, rreth 290.000 njerëz janë jo-nënshtetas, meqenëse ata nuk kanë kaluar një test elementar të natyralizimit apo nuk kanë aplikuar për nënshtetësi. Në Estoni, me një popullatë prej 1.3 milion, rreth 28 përqind janë "rusisht-folës", nga të cilët rreth 90.000 nuk kanë nënshtetësi.

Në të dyja vendet, "jo-nënshtetasit" gëzojnë të gjitha të drejtat civile të harmonizuara me BE-në, përveç pamundësisë për të votuar në Letoni, gjë e cila është në linjë me praktikën e pjesës më të madhe të vendeve të tjera të BE-së. megjithatë, në Estoni jo-nënshtetasve u lejohet madje të votojnë në nivelin lokal. Si rezidentë të përhershëm, të gjithë jo-nënshtetasit mund të udhëtojnë lirisht në çdo vend anëtar të BE-së dhe të jetojnë e punojnë në çdo cep të vendit. Megjithatë, një pakicë e vogël ngelet e cënueshme nga një fushatë e shënjestruar nga ana e Moskës për të fabrikuar apo shfrytëzuar ankesa në mënyrë që të përçajë shoqëritë letoneze dhe estoneze. Konfliktet mund të ndizen duke instensifikuar dezinformimin antiqeveritar siç përçohet nëpërmjet kanaleve televizive popullore ruse  dhe duke infiltruar forcat special ruse për të organizuar provokatorët vendas. Zyrtarët në Moskë mund të ndërhyjnë atëherë nën pretekstin e mbrojtjes së bashkëpatriotëve rusë dhe të parandalimit të "luftës civile". Njëlloj sin ë Ukrainë, agresori mund ta paraqesë veten si paqe-bërësi dhe ndërmjetësi.

Degë të ndryshme të qeverisë kanë ushtruar trysni nga shsteteve balltike për vite me radhë. Kjo trysni ka gjasa që të intensifikohet në qoftë se Ukraina neutralizohet me anë të një "konflikti të ngrirë" në Donbas. Krahas kërcënimeve direkte militante dhe shfrytëzimit të ndasive etnike, Moska ka përdorur embargo energjitike, sanksionet ekonomike, influencën politike, korrupsionin financiar, luftën kibernetike, provokimet fizike (si pengmarrja e kohëve të fundit e një zyrtari të inteligjencës estoneze në territorin e Estonisë), dhe fushata mediatike e dezinformimi për të shkaktuar ndasi e konfrontime sociale dhe për të dobësuar qeveritë e Balltikut.

Pyetja mbizotëruese në Talin, Rigë dhe Vilnius është nëse NATO mund të kundërpërgjigjet siç duhet ndaj nevojave të sigurisë të pjesëtarëve të saj të ekspozuar ndaj rrezikut. Sa i përket  kërcënimeve ushtarake konvencionale, është esenciale që të ketë një tel alarmi frytdhënës, të përdorur nga ushtarë nga shtete të ndryshme anëtare, përfshirë SHBA-në, ku shërbimi do të kryhej me rotacion. Lëvizjet në këtë drejtim, nëpërmjet njësive patrulluese ajrore, stërvitjeve dhe ushtrimeve ushtarake të rregullta, si dhe krijimit të bazave të vogla për të akomoduar Forcën e Reagimit të Shpejtë që NATO ka planifikuar, duhet të shpejtohen. Krahas kësaj, duke patur parasysh metodat eklektike që Moska përdor për të zbutur fqinjët e saj, Aleanca duhet të jetë më mirë e përgatitur për një asortimet të gjerë të kërcënimeve jo-konvencionale. Këtu duhen përfshirë asistenca për forcat locale të policisë dhe rojet kufitare, përgatitja për operacione anti-guerrilase, dhe operacioneve më frytdhënëse të ndarjes dhe mbledhjes së inteligjencës.

Krahas garantimit të kontrolleve kufitare gjithëpërfshirëse dhe konsolidimit të një force policore profesionale dhe besnike, Riga dhe Talini po zhvillojnë një media në gjuhën ruse për të kundërshtuar fushatat e vazhdueshme të dezinformimit nga ana e Kremlimint që kanë në shenjëstër rusisht-folësit. Qeveritë e Balltikut kanë studiuar nga agër operacionet ruse të Krimesë dhe Donbasit dhe janë të vendosura që të sigurojnë se vendet e tyre janë më mirë të përgatitura për t?i rezistuar një offensive ruse. Estonia themeloi një Qendër të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s mbas një sulmi që pësuan faqet e qeverisë estoneze në vitin 2007. Letonia sapo ka hapur një Qendër të Komunikimeve Strategjike të NATO-së në mënyrë që të paralajmërojë Aleancën për fushatat mediatike ruse dhe operacione të tjera psikologjike.

Në fund, mbrojtja e suksesshme e ndonjë anëtari të NATO-s, veçanërisht në zbythjen e sulmeve me shumë tehe të Putinit, ka për të qenë një test kyç për besueshmërinë e Aleancës gjatë dekadës së ardhshme. Në qoftë se Rusia copëzon një anëtar të NATO-s, jo vetëm që do të ketë fituar një masë hakmarrjeje për humbjen e Luftës së Ftohtë, por gjithashtu ajo ka për të çmontuar me sukses aleancën perëndimore.