Transmetuar më 08-01-2013, 15:44

Vlorë, 8 janar 2013, NOA- Policia e Vlorës në vijim të hetimeve provoi se 33 vjeçari Bledar Jambelli i njohur ndryshe si Rikardo Muho, lindur në Mbrostar të Fierit, ishte autor i tre vrasjeve.

I sipërpërmenduri akuzohet për vrasjen e dy personave konkretisht Shpëtim Muka dhe Ervis Shehu dhe plagosjen e Edvin  Zanaj, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2006 në lagjen 11 Janari të Vlorës.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria kishte nisur hetimet për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake”, por hetimet ishin pezulluar për shkak të moszbulimit të autorëve.

Sakaq pas dokumentimit dhe grumbullimit të provave u identifikua autori i ngjarjes, Bledar Jambelli, i cili prej një muaji ndodhet në burg nën akuzën e vrasjes së një tjetër personi Amarildo Delaj.

a.y/noa.al