Transmetuar më 27-03-2012, 18:27

Tiranë, 27 mars 2012, NOA- Në ditën e dytë të protestës së tyre në majë të pallatit dhjetëkatësh ku kanë kërcënuar se do hidhen, pak çaste më parë 7 gratë kanë zbritur nga objekti në ndërtim e sipër.

Siç raporton noa.al, për dy ditë me radhë protestën e grave e nisur në orët e para të ditës së djeshme e kanë mbështetin në hyrje të pallatit edhe të afërmit e tyre e banorë të shumtë, të shqetësuar për ngjarjen.

Drejtues të Policisë së kryeqytetit kanë negociuar me gratë dhe të afërmit e tyre, duke bërë të mundur uljen e tyre në tokë me synimin për të gjetur zgjidhje.

Sakaq mësohet se pretendimet e tyre janë ndaj ndërtuesit të pallatit Namik Pelivani, pasi ky i fundit nuk u përgjigjet marrëveshjeve të përcaktuara në kontratë për kompensimin e tokës së shtëpive të tyre të prishura për ndërtimin e shumëkatëshit.

Ato i kërkojnë ndërtuesit të pallatit, Namik Pelivani me të cilin kanë nënshkruar një kontratë para disa vitesh, t’u kompensojë truallin e marrë, sipas kontratës, me apartamente të reja në pallatin e ri, garazhe e dyqane.

Nga ana e tij ndërtuesi është përgjigjur se pretendimet e tyre janë të pabaza dhe se kërkojnë kompensim për atë që nuk u takon sipas kontratës.

a.y/noa.al