Transmetuar më 17-02-2011, 18:18
Studiuesi Fulbright Bisedon për Shkrimtarët Afrikano-Amerikanë Elbasan, 17 Shkurt 2011 NOA –  Represioni i diktaturës gjatë regjimit komunist dhe 20 vjet që kanë kaluar nga ajo kohë, ishin në qendër të një tryeze të organizuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Muaji i Historisë Afrikano Amerikane filloi në 1 shkurt, dhe si pjesë e kremtimeve Ambasada e Sh.B.A. së bashku me Fulbright-istin Gregory Byrd, prezantoi sot shkrimtarë të shquar Afrikano Amerikan për më shumë se pesëdhjetë studentë e pedagogë të Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Byrd u përqendrua në Afrikano Amerikanë të shquar që ndryshuan jetën e shoqërisë amerikane, duke përfshirë kundërshtarin e skllavërisë Frederik Dagllas dhe artistët e Rilindjes së Harlemit për të kuptuar identitetin dhe vendin e tyre në shoqërinë amerikane. Në diskutimin që vijoi, studentët dhe pedagogët diskutuan identitetin, si edhe ngjashmëritë e dallimet ndërmjet përvojës afrikano amerikane të shtypjes në Shtete e Bashkuara dhe përvojës shqiptare të represionit në regjimin komunist. e.t/NOA

Studiuesi Fulbright Bisedon për Shkrimtarët Afrikano-Amerikanë

Elbasan, 17 Shkurt 2011 NOA –  Represioni i diktaturës gjatë regjimit komunist dhe 20 vjet që kanë kaluar nga ajo kohë, ishin në qendër të një tryeze të organizuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Muaji i Historisë Afrikano Amerikane filloi në 1 shkurt, dhe si pjesë e kremtimeve Ambasada e Sh.B.A. së bashku me Fulbright-istin Gregory Byrd, prezantoi sot shkrimtarë të shquar Afrikano Amerikan për më shumë se pesëdhjetë studentë e pedagogë të Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Byrd u përqendrua në Afrikano Amerikanë të shquar që ndryshuan jetën e shoqërisë amerikane, duke përfshirë kundërshtarin e skllavërisë Frederik Dagllas dhe artistët e Rilindjes së Harlemit për të kuptuar identitetin dhe vendin e tyre në shoqërinë amerikane.

Në diskutimin që vijoi, studentët dhe pedagogët diskutuan identitetin, si edhe ngjashmëritë e dallimet ndërmjet përvojës afrikano amerikane të shtypjes në Shtete e Bashkuara dhe përvojës shqiptare të represionit në regjimin komunist.

e.t/NOA