Transmetuar më 02-12-2010, 19:25

Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA – FIFA vendosi sot

për organizatorët e kampionateve të vitit 2018 dhe për vitin 2022 duke përzgjedhur

përkatësisht Rusinë dhe Katarin. Vendimet në Zyrih i shpalli presidenti i

FIFA-s, Sep Blater.

Moska prezantoi një projekt investimi prej katër

miliardë dollarësh amerikanë.

Kurse Katari, ka dhënë shifrën marramendëse

prej 50 miliardë dollarësh si investim që do të bëhet për organizimin më 2022 të

Kampionatit Botëror të Futbollit.

Për organizimin e kampionatit botëror të

futbollit në vitin 2018 favorite ishte Rusia, e ndjekur nga Anglia.

Por në garë ishin edhe kandidaturat e

përbashkëta të Spanjës e Portugalisë dhe Holandës e Belgjikës.

Për finalet e vitit 2022 konkurruan SHBA-të, Koreja e Jugut, Japonia, Katari

dhe Australia. Agjencitë e basteve favorizuan kandidaturën amerikane, por fitoi

Katari.

e.r/NOA