Transmetuar më 14-02-2024, 11:46

Admir Abrija ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, e cila do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë.

Deri më tani nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Së fundmi, situata në burgj ka qenë mjaft e diskutuar, pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit. Muajt e fundit është përfolur shpesh për largimin e tij nga detyra.

Ndërkohë kujtojmë që në dhjetor të 2023, në pikën kufitare të Kapshticës u arrestua vëllai i tij Ardit Abria për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit