Horoskopi i Brankos për javën 12-18 shkurt 2024 zbulon se çfarë kanë rezervuar yjet për ju në të ardhmen e afërt, shenjë pas shenje.
Cilat shenja do të favorizojnë planetët në ditët në vijim dhe cilët, përkundrazi, do të duhet të përballen me sfida dhe pengesa të reja?
Do ta zbulojmë në rreshtat e mëposhtëm, duke lexuar parashikimet astrale të marra nga horoskopi i Brankos, një përkthim nga noa.al.
https://noa.al/lajmi/2024/02/2423943.html
Dashi:
Sipas horoskopit të Brankos java premton që gjërat të shkojnë shumë mirë. Aspekti i punës do të jetë në gjendje të vazhdojë me ritëm të plotë të hënën. Të martën Marsi juaj do të bëhet sërish aktiv. Kujdes bëni të enjten sepse rrezikoni të bëheni shumë posesivë me partnerin/en.
Demi:
Marsi të martën do të bëhet disonant: mund të filloni të ndiheni pak më të lodhur. E mërkura premton të jetë një ditë e të dashuruarve plot butësi dhe romancë. Të premten Venusi juaj do të kalojë në njëfarë kllapie: në dashuri do të duhet të keni më shumë kujdes.
Binjakët:
Të hënën do të ndjeni një dëshirë të thellë për sukses, për të arritur rezultate të rëndësishme në punë. Të martën, Marsi do të kthehet si miku juaj dhe do t’ju mbushë me forca e energji të reja. Të premten, edhe Venusi do të bëhet sërish i bukur dhe më në fund dashuria do të jetë në gjendje të ringrihet.
Gaforrja:
Marsi do të kalojë të martën përmes Ujorit dhe do të lërë kundërshtimin e tij: lajm i mirë! Të mërkurën mund të keni një takim të ri, intrigues. Të shtunën do të bënit mirë të shkruani çdo ide apo intuitë që ju vërtitet në kokë: mund të jetë ajo e duhura, e cila do t’ju çojë larg.
Luani:
Siç e parashikon horoskopi i Brankos, java e re 12 deri 18 shkurt 2024 do të nisë shumë mirë. Diçka e bukur dhe e papritur mund t’ju ndodhë të hënën. Megjithatë të martën Marsi do të ndikojë, ndërsa të premten pritet të kemi edhe Venusin në opozitë dhe shtoji këtyre Hënën në aspekt disonant.
Virgjëresha:
Marsi do të arrijë në terren neutral të martën, por nuk do të ndikojë negativisht në jetën tuaj. Të mërkurën mund të kaloni një festë të ëmbël të Shën Valentinit me të dashurin tuaj. Të shtunën hëna në kuadraturë mund të nxjerrë në pah disa sëmundje fizike, ndoshta të natyrës psikosomatike.
Peshorja:
Marsi do të jetë sërish aktiv të martën dhe do ju rrënjosë vendosmërinë, forcën më të madhe fizike dhe optimizmin. Të mërkurën mund të kaloni një festë të bukur të Shën Valentinit me një person të veçantë. Të premten, Afërdita do të jetë sërish në anën tuaj, sidomos për ata që janë single: dashuria do të fillojë sërish t’ju sjellë rrahje zemre.
Akrepi:
Të martën Marsi do të shtrohet në shesh: do t’ju duhet të filloni të pushoni pak më shumë, duke u kujdesur për mirëqenien tuaj fizike. Të mërkurën yjet do të favorizojnë bashkëpunimet e punës. Të shtunën mund të hasni në një takim intensiv dhe emocionues për të mos thënë se kjo mund të jetë më e pakta.
Shigjetari:
Sipas horoskopit të Brankos java juaj do të nisë mbarë. Në fakt, të hënën mund të merrni një ftesë të papritur për darkë. Të martën, Marsi do të arrijë një pozicion të shkëlqyer në qiell dhe do të bëhet sërish aleati juaj. Të enjten mund të merrni një detyrë të re dhe të rëndësishme pune.
Bricjapi:
Marsi do t’ju përshëndesë të martën për t’u zhvendosur në Ujorin e afërt, por ky nuk do të jetë një tranzicion negativ. Të mërkurën mund të ndiheni fjalë për fjalë të çmendur në dashuri. Të dielën do të bënit mirë të bënit një pushim për qejfin tuaj dhe të përkëdhelni pak veten.
Ujori:
Marsi do të hyjë në qiellin tuaj të martën. Të mërkurën mund të kaloni një festë të këndshme dhe relaksuese së bashku me të dashurin/ën tuaj. Një ngjarje e pakëndshme mund të ndodhë të enjten, siç është një avari në shtëpi: përpiquni të mos e përjetoni me shumë axhitim e siklet.
Peshqit:
Të mërkurën mund të përjetoni një festë të bukur të Shën Valentinit, nëse keni dëshirë të përfshiheni dhe të organizoni diçka të veçantë. Afërdita do të bëhet neutrale të premten. Të shtunën do të duhet të jeni dyfish të kujdesshëm në familjen tuaj. Kujdes, nervozizmi do të jetë i lartë.
/noa.al
https://noa.al/lajmi/2024/02/2423943.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd