Transmetuar më 25-04-2023, 23:26

ITALI- Një vrasje e dyfishtë është zbuluar pasditen e sotme në Verona në via Aquileia në lagjen Borgo Roma. Sipas mediave të huaja, viktima janë një burrë e grua, një çift të moshuarish që u gjetën të vdekur brenda banesës së një godine në zonë.

Nga zbulimet e para bëhet me dije se krimi daton në mbrëmjen e djeshme, por u zbulua vetëm sot nga djali 55-vjeçar i çiftit.

Nga gjetjet nuk del asnjë element për të hipotezuar se njëri prej dy bashkëshortëve ka kryer krimin dhe më pas ka kryer një gjest ekstrem.