Transmetuar më 18-03-2023, 19:39

Loja në Big Brother sa vjen e bëhet më interesante dhe ethshme, me kalimin e ditëve dhe hyrjen e banorëve të rinj në shtëpi.

Ndërsa treshja e vjetër tashmë, Luizi-Olta-Armaldo nuk I ndalin ngacmimet mes tyre, pavarësisht rivalitetit.

Ndërsa Olta dhe Armaldo po qëndronin në diell, Luizi i cili po shtëtitte anash pishinës, i ka krahasuar me Lolin dhe Colin.

Luizi: E di si më jeni bo si Coli dhe Loli

Olta: E di, s’rrihet pa ne, e dimë

Luizi: Po si Coli dhe Loli

Olta: Po si është historia e Lolit dhe Colit?

Luizi: Është shumë e bukur, por jo më e bukur se e imja!

Olta: Po ti kush je?

Luizi: Unë jam ai që tregon historinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd