Transmetuar më 04-01-2023, 13:08
Një roje sigurimi në një spital në Itali është sulmuar me acid nga një shqiptar. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në spitalin “Loreto Mare” në Lecce.
Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari kishte kërkuar të hynte në spital pasi kishte një person të shtruar aty.
Pas debatit me tre roje, situata ka dalë jashtë kontrollit. Shqiptari ka tentuar që t’i hedhë njërit prej tyre acid muriatik por është ndaluar në kohë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptari me precedentë penal është ndaluar nga policia vendase.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd