Pasojat e tërmetit sa vjen e bëhen më të dhimbshme.
Nga skuadrat e kërkim-shpëtimit sapo u nxorën edhe katër trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar në 46 numrin total të viktimave.
Viktima të fundit nën rrënoja kanë mbetur tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë.
Binjakët Dionisi dhe Dionisa, si dhe djali Emilio, 6 vjeç, dhe e ëma e tyre, Marjeta 31 vjeçe, u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca speciale nga vende të ndryshme të Europës.
Për të nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat, kanë punuar forcat greke dhe të tjera të huaja, që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd