Transmetuar më 04-03-2024, 17:48

Personi në foto është Olti Dulçe, 41-vjecari nga Berati, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje përfshirë vrasje.

Së fundmi, në një operacion të policisë greke, nën komandën e 41-vjeçarit, një grup personash fuste drogë brenda burgut të Trikallas, ku 7 prej tyre ranë një pranga, dy ishin të dënuar.

Ai kishte kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta, ndërsa sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës.

Kush është Olti Dulçe

Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedentë në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi. Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako (i vrarë në burg), ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona.

Ai gjithashtu rezulton i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg, është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019.

Më parë Dulçe është përfshirë edhe në tre sulme të armatosura në Metaksourgio, Agio Pantaleimona dhe Omonia, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një 43 vjecar, klient i një lokali.

Dulçe konsiderohet bashkëpunëtor i shqiptari Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd