Transmetuar më 04-03-2024, 16:43

Dalin dëshmitë e para nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe më tragjikja, vdiqën dy persona.

“Është pyetur shtetasi shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Cela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.

Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Cela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime.

Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinxh në anën e pasagjerit i cili ishte i gjegur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonta. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Cela.

Është pyetur shtetasi shtetasi Elvin Bashaj, deklaroi se ka një biznes objekt tre katësh me elektrike dhe banesën e tij.

Nga shpërthimi i ndodhur në dat 01.03.2024 i është dëmtuar një pjesë e biznesit fasada, elektroshtëpiaka, hifrosanitare dhe të tjer.

Ai shpjegon se magazinat ku ndodhi shpërthimi janë në tokat e shtetasit Bujar Cela por kush i administron nuk ka dijeni.

Është pyetur shtetasi shtetasi Shaqir Kasapi shpjegon se ka marrë me qera një magazinë të shtetasit Bujar Cela te plasmasi ku prodhon xhama, profile alumini, dyer,dritare etj.

Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qera, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe shtetasit Bujar Cela dhe Saimir Koreshi të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxha në Ambulancë.

Ai ka marrë dijeni se shtetasi Roland Hoxha dhe i biri punonin te magazina ku ndodhi shpërthimi duke prerë hekura me oksigjanë, duke mbajtur të varura dy bombula në pjesën e vinxhit të kamioncinës së tij.

Ata kanë ardhur rreth orës 13 dhe deri rreth orës 15:10 kanë qënë aty në kohën që unë jam larguar.”-thuhet në dosje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd