Transmetuar më 04-03-2024, 16:07

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të Hënë në fshatin Shkopet, shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit.

Dave Gjeci, e moshuara nga fshati i Shkopetit ka përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë i 86-vjeçares është nxjerrë nga banorët e zonës.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit