Transmetuar më 04-03-2024, 12:06

Një aksident është regjistruar në fshatin Bastar Murrize, në by-pasin e rrugës së Arbrit, ku një furgon pasagjerësh që vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës, është përplasur me një tjetër mjet që lëvizte nga Tirana drejt Qarkut Dibër.

Fatmirësisht, nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në furgonin e Dibrës janë trembur.

Për shkak të përplasjes, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.

Ndërkohë, pritet të mbërrijë policia Rrugore e Tiranës, për të bërë të mundur hapjen e qarkullimit.

Kujtojmë se në vendin e aksidentit të sotëm, kanë ndodhur me dhjetëra aksidente që kur është hapur për qarkullim by-pasi Murrizit.

Ajo mbetet kthesa më e rrezikshme e kësaj rruge për shkak se është afërsisht kthesë 90°, pa fushëpamje dhe e ngushtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd