Transmetuar më 04-03-2024, 08:38

Ditët e fundit të gjithë ishin të fokusuar tek familja mbretërore dhe shëndeti i anëtarëve të saj.

Duke marrë parasysh që mbreti Charles po kurohet nga kanceri, princesha Kate Middleton ka kohë që ka dalë jashtë vëmendjes mediatike pas operacionit abdominal dhe nuk dihet asgjë për të.

Edhe për Princin William ende nuk dihet pse po mungon në ngjarjet e rëndësishme, ndërsa duket se ata janë rreshtuar në hapat bashkëshortes së mbretit, Camila.

Siç raportohet nga The Sunday Times që citon sot noa.al, Camila vendosi të heqë dorë nga detyrat e saj mbretërore, në mënyrë që të jetë e çlodhur për festën e Ditës së Komonuelthit më 11 Mars.

Familja mbretërore do të përfaqësohet nga Princesha Anne dhe Princi Eduard, për shumë njerëz nuk po e fshehin zemërimin e tyre në rrjetet sociale. Ata protestojnë pse Kamila ka nevojë për pushim.

“Kamila shkon me pushime për një javë pasi kishte nja dy fije angazhime dhe është e rraskapitur?”, “Pas 43 ditësh pushim që nga fillimi i vitit, Kamila po bën pushime”, “Shkoi në disa festa dhe aktivitete bamirësie. Shpresoj të mos jetë shumë e lodhur". .. janë disa nga komentet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit