Transmetuar më 02-03-2024, 17:14

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një nga automjetet përfundoi në një nga lokalet e ndodhura në bulevardin kryesor “Aqif Pasha”.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë për t’u dërguar për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht raportohet për lëndime të lehta.

Policia ka nisur hetim për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit