Transmetuar më 02-03-2024, 14:43

TIRANA- Bujar Spahiu u rikonfirmua si kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Spahiu mori 82 vota nga 92 antarë të kryesisë që kanë votuar. Në garë morën pjesë 3 kandidatë: Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj. Më herët, gjatë procesit të votimit, në ambientet e jashtme të KMSH u mbajt një protestë ku një pjesë e besimtarëve myslimanë i kontenstonin zgjedhjet pasi ata akuzojnë Komunitetin si kapur nga Shoqata Gyleniste.

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës tha se u realizua teatri që pritej dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.

“Bujar Spahiu u zgjodh si në kohën e sistemit totalitarist. Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi. Në gjykatë do të ndiqen manipulimet që janë bërë me zgjedhjet e këshillave të myftinive”, tha Arapi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd