Transmetuar më 01-03-2024, 21:25

Ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela në qytetin e Lushnjes.

Në pamje dallohet shpërthimi i fortë, teksa vala e fuqishme ka shkaktuar edhe thyerjen e xhamave përreth.

Dy punëtorë, babë e bir, ndërruan jetë pasi vinçi ku ata ndodheshin ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë, ndërsa 7 të tjerë, mes tyre edhe deputeti Çela mbetën të plagosur.

Babë e bir kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë, pas përplasjes së vinçit me shtyllën e tensionit të lartë.

Ndërsa janë plagosur 7 persona persona, midis tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit i është nënshtruar operacionit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Viktima është drejtuesi i vinçit dhe i biri i tij që punonin në të njëjtin objekt. Shpërthimi ka ndodhur për shkak se mjeti ka prekur kabllon e tensionit pasi kanë qenë duke punuar për ndërtimin e një kapanoni.

Shpërthimi ka qenë shume i fuqishëm dhe është ndjerë edhe në qytet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit